Që nga shekulli XVI me Kolegjën e Shën Llukës (1584), Stublla u bë një vatër e hershme e dijes dhe e shkrim-leximit shqip. Kjo traditë u ringrit fuqishëm në shekullin XIX me hapjen e shkollës së Dom Mikel Tarabulluzit – mësuesit të parë të fshatit dhe mbrojtësit të gjuhës shqipe. Ky muze ruan dorëshkrime të rralla, libra historikë dhe objekte origjinale që dëshmojnë rrugëtimin e arsimit shqip në këtë vend unik.